Sigal

Po bëhet kohë e gjatë që kur Anjeza Shahini nuk ka qenë aktive në muzikë.

Anjeza Shahini është njëra nga këngëtaret që dikur ka qenë shumë e angazhuar me projekte muzikore dhe ka një kohë të gjatë që ajo është shkëputur tërësisht.

Mirëpo para pak minutash ajo u bë e ‘’gjallë’’ në këtë aspekt, duke publikuar një video ku shihet duke kënduar shqip, performancë kjo e dhënë para 11 vitesh.

Me pikërisht këtë video, Anjeza i ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

Anjeza po jeton dhe vepron jashtë vendlindjes me burrin e saj, me të cilin po e pret fëmijën e parë.