Landi i “West Side Family” publikon foto me të dashurën!

627
Sigal

Janë të rralla rastet kur Landi Hysi flet për jetën e tij private, por edhe më ta rralla rastet kur poston foto me të dashurën.

Si sot, hera e fundit pas më shumë se një viti, një foto me Jolin. Edhe pse jetojnë një dashuri të gjatë, Landi dhe Joli e ruajnë gjithçka për vete, aq sa edhe kur pyetet në intervista të ndryshme, këngëtari i grupit West Side Family, ka dëshirë ta devijojë bisedën në një temë tjetër.

Jo sepse i shmanget kureshtjes publike, por më shumë sepse është i përkushtuar te jeta artistike dhe kështu do që ta edukojë edhe publikun dhe fansat që ndjekin muzikën e tij. Këtë verë, Landi dhe Miri, pas këngës së tyre të re “Komshije”, janë gati të nisin turet nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë, por, edhe jashtë saj. Në një kohë kur Miri vazhdon të bëjë jetën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ku ka pjesën tjetër të familjes, Landi përfiton nga rasti të jetë i pranishëm në ndonjë dasmë në Siçili.

Si sot, kur ka shkuar së bashku me partneren e tij dhe me miq të tjerë shqiptarë. Nga postimet në Instagram të Landit, por edhe të Marsela Çibukajt, mbrëmja e sotme i dedikohet martesës së miqve të tyre, ndaj edhe një pjesë e mirë e të ftuarëve janë nga Shqipëria.

Megjithatë, mes çifteve e personazheve të tjerë, s’mund të kalonte qetësisht e pa u vënë re kjo foto e çiftit, që rrallëherë poston foto të tilla.