Lancohet ”Bardh e blu” nga Ronela dhe Dj Sardi për KF Tiranën (VIDEO)

272
Sigal

Ronela Hajati dhe DJ Sardi publikuan këngën për klubin futbollistik KF Tirana me titull “Bardh e blu”. Pikërisht titulli i kësaj kënge është frymëzuar nga ngjyrat e fanellës së futbollistëve të kësaj skuardre, e që janë bardhë e blu.

Vija melodike dhe vargjet e tekstit janë punuar nga vet Ronela Hajati, ndërsa për incizimin janë kujdesur Tull Production dhe DJ Sardi. Kjo këngë është realizuar me rastin e 100 vjetorit të ekipit të Tiranës.

Klipi i këngës është xhiruar në Stadiumin “Air Albania” me një atmosferë fantastike të futbollistëve të KF Tirana dhe klubit të tifozëve.