Sigal

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Lady Gaga është nderuar së fundmi me një çmim për pjesëmarrjen në “A Star Is Born”. Gjatë fjalimit ajo foli për problemet mendore që ka pasur gjatë jetës së saj që e detyruan të kërkojë ndihmë. “Pas shumë vitesh që i thoja ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike.

Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja ‘jo”,-u shpreh këngëtarja.

Më tej ajo shpjegoi se gjithë lodhja mendore u kthye në lodhje fizike që nuk po e përballonte dot më. Gaga ka pranuar se ka pasur edhe mendime për vetëvrasje, por nuk e ka bërë, prandaj ju ka bërë thirrje të gjithëve të kujdesen për vete dhe të kërkojnë ndihmë në raste të tilla.