Ky është mesazhi që i dha fund martesës 12 ditore të Pamela Anderson

484

Pamela u martua për të pestën herë dhe kjo martesë i zgjati vetëm 12 ditë.

Sigal

Pamela Anderson në fillim të këtij viti është martuar për të pestën herë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo e ka kurorëzuar dashurinë me producentin Jon Peters mirëpo tashmë gjithçka ka marrë fund dhe martesa e dyshes zgjati vetëm 12 ditë.

Ishte Jon ai i cili i ka dhënë fund gjithçkaje madje thuhet se bashkë si të martuar kanë qëndruar vetëm pesë ditë.

Sipas tabloideve të huaja ai i dha fund martesës nëpërmjet një mesazhi.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, tha ai.