Koronavirusi/ Anulohet koncerti i Malumës, i parashikuar për Ditën e Verës në Tiranë

335
Sigal

Me vendim qeverie është anuluar çdo aktivitet të paktën deri me 3 prill, për shkak të përhapjes së Koronavirusin. Në kuadër të këtij vendimi janë anuluar edhe aktivitetet që ishin programuar për festimet e ditës së Verës, më 14 mars.

Duket se me masat e marra, është anuluar edhe koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma. Koncerti do të mbahej mbrëmjen e 14 marsit në sheshin “Nënë Tereza”.

Kujtojmë se të shumtë ishin fansat që kishin blerë tanimë biletat për koncertin e tij, por edhe biletat ekstra, me të cilat do të mund të takonin idhullin e tyre.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve direkte në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill, do mbyllen shkollat për një periudhë dyjavore.

Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi,”-thuhej në fjalën e kryeministrit.

Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy personat e infektuar janë V.K dhe P.K, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar.