Konfirmohet lajmi! Meghan Markle, shtatzënë për herë të dytë

186
Sigal

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndarë me të gjithë fansat e tyre lajmin e bukur, për të cilin janë përfolur ditët e fundit. Dukesha e Sussex-it është në pritje të ëmbël dhe pret fëmijën e dytë.

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-i ka konfirmuar se Princi Harry dhe Meghan po presin fëmijën e dytë. Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur princeshe Diana 37 vjet më parë lajmëroi shtatzëninë e dytë të saj me Harry-in.

“Ne konfirmojmë që Archie do të jetë vëllai i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.
Fëmija që po vjen në jetë, ende nuk dihet nëse do të jetë një vëlla ose një motër e vogël për Archie Mountbatten-Windsor, i cili mbush dy vjeç në maj.

Foshnja mbretërore e Sussexit, një nip tjetër për Mbretëreshën dhe Princin Philip, do të jetë i teti në radhë të fronit.
Sidoqoftë, me shumë mundësi, fëmija që do të lindë së shpejti mund të ketë një edukim jombretëror si rezultat i vendimit të Meghan dhe Harry për ta lënë anëtarësinë mbretërore.