Konfirmohet data/ Ja kur do të martohen çifti i njohur

516
Sigal

Afrona dhe Blero do kurorëzojnë në shtator dashurinë e tyre disavjeçare që ka përballuar shumë ulje dhe ngritje, shpesh herë edhe publike.

Dy të dashuruarit kanë zbuluar deri tani disa detaje nga dasma, duke përfshirë numrin e të ftuarve që pritet të arrijë 600 persona dhe vendin ku do të zhvillohet ceremonia, konkretisht në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Vetë bukuroshja e ekranit ka zbuluar edhe një detaj tjetër që fansat mezi e kanë pritur.

Më në fund kemi datën zyrtare, e cila është 21 shtatori.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumta, Afrona ka zbuluar se do të veshë 3 fustane gjatë asaj dite dhe është shumë e lumtur për gjithçka po përjeton.

ImageImage