Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka arritur famë të madhe në Itali.
Por së fundmi Klaudia është rikthyer në Shqipëri për një projekt të ri që u zbulua nga vetë Getoari ditën e djeshme.
Reperi po vjen me një këngë dhe Klaudia do të jetë pjesë e videoklipit.
Getoari ka publikuar një pjesë nga videoklipi ku shfaqet Klaudia me këmbët mbi tavolinë e cigare në dorë dhe bën të ditur se projekti do të publikohet sot në orën 18:00.
Me të parë këtë postim të reperit fansat mezor po presim publikimin e këtij videoklipi.

