Kina ndalon transmetimin e serialit prej flokëve të personazheve

384
Sigal

Kina ka ndaluar transmetimin e një seriali vizatimor pasi e vlerësoi atë si një ndikim të keq për fëmijët, për shkak të ngjyrave të flokëve të personazheve.

Hunan Television, një nga rrjetet më të mëdha mediatike shtetërore në vend, ndaloi shfaqjen e filmit vizatimor, pasi shikuesit e quajtën si një program me vlera të pahijshme, e kjo për shkak se personazhet i kishin flokët e lyera.

“Shining Star” është versioni kinez i një seriali vizatimor të Koresë së Jugut që rrëfen tregimet e katër vajzave që garojnë për t’u bashkuar me një grup performues në një shkollë.

Sezoni i dytë i këtij seriali filloi në 11 Maj, por papritur, dy javë më vonë u ndalua sepse sipas autoriteteve përkatëse, kishte vlera të pahijshme. Autoritetet thanë që vendimi erdhi pasi një shikues ishte ankuar për personazhet me flokë shumëngjyrëshe dhe veshje ekstravagante.

Zyrtarët sqaruan se seriali televiziv nuk kishte për qëllim të inkurajonte ngjyrosjen e flokëve dhe vendosën ta përdorin atë, për të ndihmuar audiencën të bëjë dallimin midis personazheve të ndryshëm.