Këto ishin përshtypjet e para të bashkëshortit të Rita Orës pas vizitës në Kosovë

32
Sigal

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë ditën e djeshme, pasi këngëtarja zgjodhi të festonte 33-vjetorin e saj të lindjes në atdhe.

Gjatë vizitës së tyre, ata realizuan një takim me kryeministrin Albin Kurti, gjatë së cilit bashkëshorti i Ritës tregoi përshtypjet e tij të para për Kosovën.

Ai tha se ndihet i nderuar për këtë vizitë, teksa vlerësoi energjinë dhe qëndrimin e njerëzve dhe kulturës.

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh ai.