Sigal

Ishi i saj Justin Bieber është angazhuar në një lidhje që i ka premisat për të qenë afatgjatë me modelen Hailey Baldëin.

Por Selena Gomez nuk duket aspak e mërzitur prej kësaj, pasi ka ndarë me fansat një seri fotosh me bikini në llogarinë e saj në Instagram të mërkurën.

Këngëtarja dhe aktorja e mrekullueshme, shfaqi kurbat e saj seksi me rroba banje shumëngjyrëshe, duke bërë që fansat të vërshonin me komente pasi kjo është ndër të rrallat “zhveshje” të saj për verën 2018.

Selena ka postuar foto nga një varkë, ku ndodhej në shoqërinë e mikeshave të ngushta. Bikinit që kishte zgjedhur e tregonin shumë në formë dhe nxirrnin në pah gjoksin e saj.