Kështu nuk e keni parë asnjëherë Ilda Bejlerin…

422
Sigal

Ardhja e verës dhe përfundimi i masave të izolimit ka bërë që shumë personazhe të njohur t’i drejtohen qendrave estetike për të ndryshuar ‘look-un’ e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren e njohur, Ilda Bejleri. Ajo ka publikuar një foto së bashku me Olti Currit dhe ajo çka bie në sy janë flokët e errët dhe të shkurtuar të Ildës.

Duket se ngjyrat e çelura i janë mërzitur moderatores, megjithatë duhet thënë se edhe ky ‘look’ i shkon shumë.

Së fundmi një video e ndarë në llogarinë e ‘Instagram-it’ të ‘Procesit Sportiv’, e cila e ka lajmëruar rikthimin e programit, ka ngritur të tjera pikëpyetje. Në njoftimin e tij mungon emri i Bejlerit, teksa nuk kanë munguar emrat e komentatorëve, Edi Manushit dhe Alesia Bamit.