Sigal

Dukesha Kate Middleton është fotografuar teksa bënte blerjet e fundit për Krishtlindjen bashkë me fëmijët e saj, në një market pranë “Sandringham Estate” ku po kalon festat me familjarët.

Dukesha u shfaq e buzëqeshur dhe e veshur thjesht teksa nxitonte për të blerë dhuratat për të vegjëlit e saj, por jo vetëm. Fotot e saj kanë qarkulluar në internet dhe ata që kanë qenë të pranishëm shprehen shumë të emocionuar që kanë arritur të shohin nga afër Kate.

E veshur me një pallto të gjatë, një shall dhe flokët të kapura thjesht, Middleton arriti t’i bëjë të gjithë të kthejnë vëmendjen nga ajo. Daljet publike të anëtarëve të familjes mbretërore në markete apo vende të ngjashme janë shumë të rralla, por kush ka patur fatin të jetë pranë tyre nuk ka nguruar të shkrepë edhe foto.