Sigal

Kohët e fundit kemi parë se një pjesë e madhe e vajzave të njohura kanë bërë ndryshim drastik në ‘look’ duke kaluar nga brune në bionde. Nuk e dimë nëse është preferencë e tyre apo kështu duken më bukur për ekranin, megjithatë duhet ta pranojmë se vajzat bionde po shtohen në numër. Së fundmi, këtij grupi i është bashkuar edhe këngëtarja Kida. Që në fillimet e karrierës së saj, Kida ka qëndruar gjithmonë brune, brenda kornizës së ngjyrave të errëta. Pavarësisht se kohët e fundit filloi të ndryshonte pak ngjyrë, këtë herë siç duket ka vendosur të bëhet përfundimisht bionde. Madje këngëtarja ka treguar se e dashuron ‘look’-un e saj të ri.