Këngëtari i njohur u bën thirrje të gjithëve: Të ndihmojmë motrat e vëllezërit shqiptarë

461
Sigal

Shqiptarë dhe të huaj u bënë të gjithë bashkë në këto momente të vështira për të treguar solidarizimin e tyre si pasojë e tëmretit shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Dikush ndihmoi me ushqime, me rroba dhe batanije e të tjerë me vlerë monetare, të gjithë janë vënë në lëvizje që të jenë sa më pranë familjeve që kanë mbetur pa shtëpi, e pa familjarë.

Të shumtë janë edhe artistët që së bashku po përdorin platformat e tyre për t’u bërë thirrje të gjithëve për solidarizim.

E një ndër ta është edhe këngëtari, Robert Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” bën me dije se së bashku me disa artistë të tjerë do të mbajnë koncert në Gjermani.

Ai shprehet se një pjesë e mirë e të ardhurave nga koncerti, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu përmes këtij postimi, këngëtari u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë në Gjermani t’i bashkohen koncertit, pasi në këtë mënyrë do të ndihmojnë edhe ata shqiptarët që janë në kushte aspak të mira.