Këngëtari i muzikës popullore shqiptare përfundon në spital: Mjekët më gjetën një çrregullim në zemër

303
Sigal

Këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi ose Dani siç e njohin të gjithë është shtruar në spital pasi ka pasur disa shqetësime shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan se pasi i është nënshtruar një kontrolli shëndetësorë, mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre. Ndër të tjera, ai shton se tashmë është mirë dhe pritet t’i kthehet përditshmërisë.

Postimi i plotë:

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira

Dani

foto galeri