Këngëtari: “Ehh si erdhën kohët, njerëzit në shtëpi ndërsa lopët në plazh”

427
Sigal

Për shkak të pandemisë dhe masave të marra nga qeveria, qytetarët akoma nuk mund ta shijojnë të plotë detin.
I mërzitur nga ky fakt është këngëtari Dashnor Diko, i cili ka postuar një foto të disa lopëve që ndodhen përgjatë vijës bregdetare. Diko bashkangjitur fotos shkruan: “Ehh si erdhën kohët, njerëzit në shtëpi ndërsa lopët në plazh”.
Postimi i këngëtarit ka ardhur pas situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Masat kufizuese për të minimizuar përhapjen e virusit, ka ndikuar në mjaft në psikologjinë e njerëzve, të cilët janë endë të shqetësuar nëse do të shkojnë apo jo këtë vit në plazh.