Këngëtari 41-vjeçar gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet

178
Sigal

Këngëtari dhe aktori i njohur Darius Campbell Danesh ka vdekur në moshën 41-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e tij. Artisti u gjet i vdekur në banesën e tij në Rochester, Minesota, më 11 Gusht. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh. Darius u gjet pajetë në dhomë e tij më 11 Gusht. Departamenti i policisë lokale ka konfirmuar se nuk ka pasur shenja të rrethanave të dyshimta. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur, ndërkohë që vijojnë ekzaminimet mjekësore. Ne kërkojmë që ju të respektoni me dashamirësi privatësinë tonë në këtë moment, ndërkohë që ne pajtohemi me humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tone”, tha familja e tij.

Darius Campbell Danesh ka lindur në Glasgow nga një nënë skoceze dhe një baba iranian. Ai bëri daljen e tij të parë publike në shfaqjen e talenteve të ITV-së Popstars në 2001. Një vit më vonë, ai u shfaq në inaugurimin e Pop Idol, duke u renditur i treti pas Will Young dhe Gareth Gates.