Sigal

Një festë për Selena Gomez dhe Taylor Swift. Të dy mikeshat e pandara janë bashkuar pas disa muajsh në një mbrëmje “20wineteen” vetëm për femra.

Me një gotë verë në dorë vajzat kanë bërë një selfie e publikuar më pas nga Taylor Swift.

Që kur Gomez ka dalë nga rehabitimi, pak muaj më parë, kjo është një nga rastet e rralla ku Gomez shfaqet publikisht e qeshur dhe në formë të mirë.

Gjithçka meritë e mikeshës së saj Taylor, që prej dhjetë vitesh nuk ndahet asnjë moment prej saj, duke i qëndruar pranë në momentet më të rëndësishme të jetës.