Disa muaj më parë, Yll Limani dhe Dhurata Dora, sollën një album të shkurtër të quajtur “Vera me ty”.
Ky ‘EP’ përmbante gjithsej pesë këngë, të cilat janë kryesisht verore me plot ritëm e ngjyra.
Ata kanë shënuar një sukses të madh me këto këngë, që tani kanë mbledhur miliona.
Limani, gjithashtu ka patur dhe projekte të tjera gjatë verës solo dhe duet.
Publiku ka shpallur artistin Yll Limani, të preferuarin e verës për vitin 2024.
Ky sukses u tregua edhe ne koncertin që Limani organizoi në Prishtinë në fundvit. Për këtë Yll Limani ka bërë një postim ku tregon që është përjetësisht mirnjohës për dashurinë dhe mbështjen që ka nga publiku ndaj tij.