Kënga e Maestros e kopjuar? Fansat publikojnë videon që nxjerr zbuluar banorin e BBV

124
Sigal

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të ‘Big Brother VIP’.

“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt. S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës. Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtim Saraçin. Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros.

“Bravo shumë e bukur, këngë e vjedhur nga këngëtari grek Kostandino Argiro, Eleftero”

“A s’ju vjen zor dhe një këngë që deshi me bo tamam shkuat dhe e kopjuat. Turp i madh për ju Top Channel”

‘Edhe Kostandinos Argiros me këngën e vet Elfteros do ishte super krenar për këtë kopjim”, janë disa nga komentet e ndjekësve të Big Brother Vip 2.

Duhet pranuar se ritmi i këngës është i njëjtë e ashtu edhe melodia. Po ju, mendoni se dy këngët kanë ngjashmëri?