Juliana Pasha e thotë troç: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovizion

545
Sigal

Kur vjen puna tek Eurovizioni, Juliana Pasha është një ndër këngëtaret që e ka prekur nga afër skenën e festivalit europian.

E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Juliana është përballur me një pyetje pikante në “Ndaje ose Haje”.

Pyetur se sipas saj, cila ka qenë performanca më e mirë dhe më e dobët e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtarja ka preferuar të japë një përgjigje.

“Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit”, ka thënë Juliana.

Kujtojmë se në përfaqësimin e Bushpepës në Eurovizion, Pasha e ka mbështetur publikisht këngëtarin përgjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Këtë të shtunë, të ftuarit në “Shiko Kush LUAN” kanë patur jo pak për të ndarë me publikun.