Julia Roberts ndryshon pamjen, flokë me balluke dhe ngjyrë e ëmbël për aktoren e Hollywood

141
Sigal

Julia Roberts nuk i ka mësuar fansat e saj me ndryshime të guximshme në gjithçka që ka të bëjë me pamjen e saj të jashtme. Këtë herë ylli i Hollivudit ka bërë një ndryshim me një pamje më rinore në flokët e saj.

Edhe pse nuk eksperimenton shumë në paraqitjen e saj të fundit në eventin Chopard në Gjenevë, ajo dukshëm ndryshoi modelin e flokëve.

Më konkretisht ajo ka prerë flokët me balluke dhe ka zgjedhur një nuancë të ngrohtë për ngjyrën.

Ky model mbetet një nga trendet kryesore të flokëve edhe për një vit dhe Julia Roberts përdori këtë stil.