“Ju pafsha të vdekur”, Valbona Selimllari zihet me komentuesit për Greqinë: Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore

650
Sigal

Valbona Selimllari ka reaguar ashpër ndaj zërave kritik që janë ngazëllyer për tragjedinë në Greqi ku deri më tani numërohen 86 viktima dhe qindra të plagosur.

Ish Miss-i ka shprehur solidaritetin duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos përzjejnë ngjarjen e kobshme me politikën.

Megjithatë, në postimin e saj u hodhën komentuesit duke shfryrë urrejtje dhe duke shprehur një gëzim i shfrenuar për ngjarjen tronditëse.

Një nga fansat shkruante se: “Fuck Greece, ashtu ju pafsha të vdekur dhe ju që vini flamurin grek.”

Valbona nuk ka nguruar t’u kundërpërgjigjet, duke i thënë se: “Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore”