Jona Spahiu rrëfen mes emocionesh pengun më të madh në jetë

490
Sigal

Moderatorja e njohur shqiptare, Jona Spahiu ka qenë së fundmi e ftuar në “Një ditë me Dojnën” ku edhe ka kaluar një ditë me të duke folur për jetën private.

Dojna e ka shoqëruar Jonën në një ditë të zakonshme pune por jo vetëm. Vajzat kanë biseduar duke zbuluar disa prej gjërave personale të Jonës të cilat nuk i kemi ditur.

Një moment të intervistës, Dojna e pyet se çfarë do ‘e kthente’ babain e saj në jetë, të shqoëronte Jonën në altar apo të shikonte djalin e saj të vogël Raiden. Përgjigja e Jonës ishte kjo:

“Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që ta shijonte Raiden e të thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin”, ka treguar moderatorja.