Jo vetëm probleme me Hailey-n! Justin Bieber paditet për arsyen që na habiti!

479
Sigal

Pas “problemeve” fill pas martesës me Hailey-n, këngëtari i njohur Justin Bieber është paditur nga fotografi Robert Barbera, thjesht sepse ka publikuar në Instagram një foto të tijën të paautorizuar.

Sipas “Eonline.com”, fotoja është në pronësi të Barbera-s, ndaj ai e ka hedhur këngëtarin në gjyq.

Bëhet fjalë për një foto të publikuar në muajin mars, ku Justin shfaqet në makinë së bashku me shokun e tij.

Sipas dokumentave të gjykatës, këngëtari nuk ka vendosur emrin e Barbera-s dhe as nuk ka marrë miratimin e tij për ta publikuar në rrjete sociale, ndaj padia për Justinin është me vend.