Sigal

Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez nuk nguron asnjëherë të tregojë linjat e saj të mrekullueshme duke sfiduar moshën e saj.

48 vjeçarja ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” nga palestra, ku shfaqet e veshur me një kostum sportiv pas trupit, i cili ia nxjerr mjaft mirë në pah format trupore.

Duket se këngëtarja shpenzon mjaftueshëm kohë në palestër për të mbajtur trupin në formë. Sa i përket jetës së saj sentimentale, këngëtarja po kalon momente shumë të lumtura, pasi që vitin e kaluar po shijon maksimalisht lidhjen e saj me Alex Rodriguez.

Që prej muajit shkurt 2017 ata janë parë të pandarë nga njëri-tjetri. J.K