Jennifer Lawrence, nënë për herë të parë!

204
Sigal

Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë! Fituesja e çmimit Oscar dhe bashkëshorti i saj Cooke Maroney kanë sjellë në jetë bebushin, detajet për të cilin mbeten ende sekret.

Në fakt, gjithë pritjen e ëmbël aktorja zgjodhi ta kalonte në privatësi të plotë dhe është shprehur se me nisjen e mëmësisë ka në plan të vendosë ca barriera të tjera.

“Nëse unë isha në një festë dhe dikush më pyeste nëse prisja apo jo një fëmijë, mund të më kapte ankthi. Thoja, Zot as nuk mund të flas për këtë. Tani, çdo instikt në trupin tim do ta mbrojë privatësinë e tij për aq sa kam në dorë.”- u shpreh Lawrencë për Vanity Fair.

Jennifer tregon se ka qenë “shumë nervoze” për të treguar në lidhje me jetën e saj kohëve të fundit, prandaj ka “shekuj që s’flet me botën”.

Jennifer Lawrence, nënë për herë të parë!

Ajo dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2019. Ata u martuan në tetor në Rhode Island.