Sigal

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston është bërë pjesë e kopertinës së ‘InStyle’ për muajin shtator. Pavarësisht se është 49 vjeçe në fotografitë e revistës, Jennifer ngjason si vajzë e re. Ajo gjithmonë është shquar për linjat perfekte trupore dhe të gjithë kanë dashur të zbulojnë sekretin e saj kundra plakjes.

Në intervistën e saj, Jennifer ka treguar se qëndron në formë duke ushtruar sportin e saj të preferuar, boksin. “Vitin e kaluar unë zbulova boksin dhe e adhuroj. Përveç jogës ky është i vetmi ushtrim dhe sport që unë po e ushtroj kaq gjatë. Ka diçka në lidhjen me aspektin mental të boksit, truri jot duhet të punoj, nuk është njësoj si të ulesh në biçikletë dhe thjesht të ecësh. Është i mrekullueshëm”, – ka thënë aktorja. Më tej ajo ka shtuar se boksi është ushtrimi perfekt për të nxjerrë të gjithë inatin që mund të kesh brenda vetes. “Çdo ditë kemi ato momentet e imagjinatës se kë jemi duke gjuajtur. Unë nuk kam një person që do të doja ta gjuaja, megjithëse e kam një. Besoj se e kuptoni për kë e kam fjalën”, – ka treguar Jennifer.