“Je plakur, futja ndonjë botox” Arbana Osmani e ka një përgjigje për komentuesen

697
Sigal

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto për të na rikujtuar se studiot e “Dua të të bëj të lumtur” po bëhen gati. Por, si çdo postim i personazheve të njohur për publikun, nuk mund të mungojnë as komentet fyese, ose kritikuese.

“Je plakur shumë, futja ndonjë botox”,- shkruan një ndjekëse në postimin e Arbana Osmanit.

Ndërsa nuk ka munguar një replikë nga ana e moderatores: “Jo mi, mirë jam, thjeshtë s’kam vënë filtrat  e bukurisë së përjetshme”.

Moderatorja së shpejti do të rikthehet në ekranin e Top Channel me programin e saj të njohur “Dua të të bëj të lumtur”