‘Je krenaria ime’/ I biri feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

29
Sigal

Djali i aktori i njohur shkodran Julian Deda, Mateo ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kishte se si të mungonte një urim nga aktori, i cili me fjalët më të ëmbla e uroi të birin në ditën e lindjes.

“Shoku im, u rrite. Nuk do e zgjas shumë, e di se nuk i ke qejf fjalët e tepërta, por di të them se jam babai më krenar në botë, që kam një djalë si ti. U bëfsh 100 vjeç Kampion! T’du shumë!”- ka shkruar Juli krahas fotos së të birit.

Kujtojmë që vetëm dy javë më parë u nda nga jeta babai i Julit, aktori i njohur shkodran Zef Deda.

“Ju dua të qeshur”- ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, ndërsa mesa duket aktori po ia plotëson këtë dëshirë babait të tij të ndjerë, duke festuar dhe gëzuar me familjen e tij.