Jason Derulo i vuri emrin e tij të birit për një arsye të veçantë

245
Sigal

Jason Derulo po kalon kohën më të mirë të jetës pranë të birit, i cili ka të njëjtin emër me të: Jason King Derulo.

Gjatë një interviste të fundit për People, Derulo zbuloi arsyen pse zgjodhi t’i vinte vogëlushit emrin e tij.

“Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu, prandaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse emri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me të.”- u shpreh Jason, i cili u bë baba për herë të parë më 8 maj.

Përsa i përket prindërimit, këngëtari e quan si “sfidën më të madhe”, aq më tepër gjatë natës, kur i duhet të ngrihet për të parë vogëlushin.

“Ndonjëherë zgjohem vetëm me një sy hapur dhe shoh Jena-n (partneren e tij) dhe pyes veten si ja bën ajo që rri zgjuar! Jena ka qenë super heroinë gjatë gjithë kësaj kohe dhe e quaj veten me shumë fat.”