Jam vetëm, Ronela Hajati flet për herë të parë për ndarjen nga Young Zerka

719
Sigal

Në muajin Maj nisën aludimet se Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja e kaluan të ndarë karantinën, pasi Zerka ndodhej në Korçë, ndërsa Ronela në Tiranë.

E ftuar në një studio televizive, Ronela konfirmoi ndarjen nga këngëtari. Ajo u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.

“Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela. Dyshja kishin vite me njëri-tjetrin ama e konfirmuan lidhjen vetëm në Nëntor të vitit që lamë pas.

Ronela dhe Zerka dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje shpreheshin se ishin shpirtra binjakë.