“Jam shumë e acaruar”, Eva Murati gjen mënyrën për të kaluar kohën në karantinë: Do filloj të bëj pajën

332
Sigal

Moderatorja, Eva Murati ka shprehur një ndjenjë revolte ndaj njerëzve që nuk respektojnë karantinën, dhe u bën thirrje të ruajnë veten e të mos dalin nga shtëpia.

“Jam shumë e acaruar. Është mesazhi i disatë që po marr i tillë, dhe e keni shumë gabim! Ruaje veten 1 herë, të të ruajë Zoti 100 herë!!! Thjesht mos dilni nga shtëpia siç po bën e gjithë bota dhe lërini filozofitë”, – shkruan Eva Murati, ndërsa ka marrë një mesazh nga një ndjekës që s’i zbaton rregullat.

Ndërkohë moderatorja ka treguar një mënyrë mjaft të mirë për shumë vajza, që nuk kanë me çfarë të merren në këtë periudhë izolimi, qëndisjen.

“Do filloj të bëj pajën”,- shkruan moderatorja, ndërsa shikohet duke qëndisur një çentro.