Google, ashtu si çdo vit, ka publikuar raportin e emrave më të kërkuar gjatë 2018-ës.
Në vendin e parë renditet dukesha e Sussex, Meghan Markle.
Njerëzit kanë qenë shumë të interesuar për dasmën, foshnjen që po pret, si dhe përshtatjen e saj me familjen mbretërore.
Dukesha ndiqet nga aktorja dhe këngetarja amerikane, Demi Lovato, e cila është më e kërkuara në SHBA.
Përsa i përket familjes Kardashian, Khloe renditet e pesta në listë, ndërsa dhjetëshja mbyllet nga reperja Cardi B.
Ndërkohë renditja e filmave kryesohet nga “Black Panther”.