Ja kush është çifti më i ri i showbizit

579
Sigal

Bëhet fjalë për këngëtaren Jessie J dhe aktorin amerikan Channing Tatum të cilët tashmë janë një ndër çiftet më të reja të showbizit në mbarë botën.

Çifti i ri po kalojnë disa pushime me njëri tjetrin në Francë.

Ata janë fotografuar të enjten në rrugët e Disneyland, të cilët shihen mjaft të lumtur së bashku, ku artistja 31-vjeçare mbante njërën dorë rreth belit të partnerit ndërsa me tjetrën luante me hundën e tij.

Të veshur sportiv, Jessie J dhe Channing nuk u përpoqën aspak t’i fshiheshin syve kurioz të botës apo të përpiqeshin të ruanin distancën.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të urojmë çiftin për lidhjen e tyre.