Ja këngëtarët që do të performojnë në festivalin e shumëpritur nga shqiptarët

479
Sigal

Festivali më i shumëpritur i verës është pa dyshim Sunny Hill Festival, i cili është kthyer në një traditë të përvitshme tashmë. Sunny Hill organizohet çdo vit në Kosovë nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Si asnjëherë tjetër këtë vit këngëtarët që do të performojnë janë ndër më të pëlqyerit në Shqipëri, por edhe në botë. Mes emrave të njohur në botë që do të performojnë në Sunny Hill janë: Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris etj., ndërsa mes atyre shqiptarë janë: Elvana Gjata, Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Kida etj.

Festivali do të mbahet në Parkun e Gërmisë në datat 2, 3 dhe 4 gusht dhe së fundmi është publikuar lista e plotë e këngëtarëve, të cilën e gjeni më poshtë.