Sigal

Keyshia Ka’oir dhe reperi Gucci Mane po kthehen në mbretëreshën dhe mbretin e kombinimeve në çift. Të dy mundohen që gjithmonë të vishen njësoj ose të paktën të kombinohen me njëri-tjetrin. Për të festuar ditëlindjen e Keyshia-s, dyshja ka kaluar çdo pritshmëri. Gucci Mane kombinoi kostumin e tij të personalizuar nga ‘Dolce&Gabbana’ me fustanin madhështor të gruas së tij. Fustani i saj ishte i kuq, i punuar me 1 milionë kristale ‘Swarovski’ dhe peshonte 45 kilogramë. Zakonisht, vajza e ditëlindjes merr të gjithë vëmendjen, por këtë herë Keyshia nuk e kishte fare problem ta ndante atë me burrin e saj.