Ja cilët janë VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin

304
Sigal

Si në botë, edhe në Shqipëri, disa personazhe janë prekur gjithashtu nga koronavirusi. Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar se e kanë kaluar këtë infeksion duke treguar edhe simptomat që kishin.

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi u infektua me koronavirus pak kohë më parë. Për fat të mirë, Petriti arriti ta fitojë betejën dhe rezultoi i shëruar në testin e fundit. Lajmin e dha vetë Petriti muajin e kaluar duke deklaruar se do të rrijë 14 ditë i izoluar pas shërimit.

Saimir Kodra, moderatori i emisionit “Stop” deklaroi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kodra u shpreh se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”-është shprehur Kodra duke treguar gjithashtu se ai nuk ka shfaqur simptoma.

Këngëtari Muhamet Sejdiu u infektua nga koronavirusi pasi u kthye nga Gjermania në Kosovë. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u vetëizoluan dhe pas disa ditësh ata rezultuan negativ. “Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe. Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardhur në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllur për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas hallin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë izoluar”-është shprehur këngëtari.

Rudina Dembacaj ka dyshime se mund ta ketë kaluar. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Rudina tregoi se Marku kishte takuar pacientin zero prandaj i nisën këto dyshime. “Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2, kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave.Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus dhe ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo jo koronavirus”-tregoi Rudina.