‘Isha i pastrehë’, Gashi bën rrëfimin prekës për jetën e tij!

156
Sigal

Gashi është rep-artisti shqiptar më i njohur në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Krahas sukseseve në muzikë reperi sigurisht se ka pasur edhe vështirësi të mëdha në jetën e tij.

Së fundmi ai ka treguar se shumicën e jetës së tij ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video.

Image

Gashi ka zbuluar se së shpejti do të vijë edhe me dy albume muzikore.

“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”

Image