Ish-kryeministri romantik, i bën surprizën e bukur Anitës për ditëlindje

629
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është një ndër figurat më të njohura të vendit, i cili i fitoi edhe më shumë zemrat e publikut pasi dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit.
Sigal

Ky vendim erdhi si pasojë e gjykimit të tij në Hagë, pasi Haradinaj zgjodhi të hetohej si një qytetar i thjeshtë.

Si ish-kryeminstri, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Anita, janë tepër aktivë në rrjete sociale.

Sot, Anita feston ditëlindjen dhe në profilin e saj në Instagram ka treguar si e ka pritur mbrëmë ditën e shënuar.

Haradiaj e kishte surprizuar bashkëshorten me një darkë romantike në mesnatë, me verë e qirinj, ndërsa Anita publikoi një pozë të tyren në InsaStory.

“Para ditëlindjes”- shkruan Anita në foton ku tregon se sa romantik është bashkëshorti i saj.

Ditën e sotme, bashkëshortja e ish-kryeministrit feston 39-vjetorin e lindjes së saj.