Ish-anëtari i “One Direction” habit me deklaratën: Ishte faza më e keqe

510
Sigal

Disa vite më parë “One Direction” ishte një ndër grupet më të pëlqyer të publikut.

Ndarja e tyre ishte një lajm që theu zemrat e shumë fansave, por duket se për vetë Liam Payne kjo ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur.

Payne pranoi se ka treguar se kur ishte pjesë e One Direction humbi veten, pasi gjatë gjithë kohës qëndronte i dehur.

“Unë kalova një fazë shumë të keqe sa isha në grup, faza më e keqe, kam pirë shumë, shtova peshë dhe nuk e vura re. Unë pija çdo ditë dhe nuk shikoja dot asgjë në pasqyrë”, u shpreh Liam, i cili njihej si më i shëndoshi i grupit.

“Koha jonë ishte thjesht një rrëmujë, unë shkoja në koncerte, kthehesha, pija dhe ngrihesha në orën 5 pasdite”, shtoi artisti 26-vjeçar.