Ironizoi lajmet për shtatzëninë, publikohet fotoja e parë e Einxhel Shkirës me barkun e rrumbullakosur

114
Sigal

Për ditë me radhë Einxhel Shkira ironizoi mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël. Mirëpo, duket se tanimë burimi është aq i sigurt sa nuk ka ku shkon: Foto.

Ajo është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” shihet e veshur me të gjëra në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë por gjithsesi barku i rrumbullakosur është tashmë i dukshëm.

Një javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

Image