Irma Libohova: O artistë, nuk jemi këtu për tu rrjepur njërëzve skalpin

448
Sigal

Një tjetër bashkëpunim muzikor i është shtuar tregut tonë. Irma Libohova dhe Rei Bezhani tregun sot në emisionin ‘Trokit’ arsyen përse zgjodhën njëri-tjetrin në këngën më të re ‘Peng’.

Përballë moderatorëve Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni, ata u shprehën të lumtur që projekti që sollën është tejet professional e që audienca e ka pëlqyer si këngë.

Të dy iu bashkuan lojrave të programit teksa gjatë pyetësorit ‘PO-JO’ zbuluam edhe për pagesat e tyre gjatë koncerteve.

A fitojnë shume? Irma duke buzëqeshur ishte e pavendosur mes ‘PO’ dhe ‘JO’ teksa Ermali me shaka i thotë se ‘si ende kërkon më shumë pas qindave koncerteve e dekadave në skenë’:

‘Nuk thashë JO, thashë PO-JO (qesh sërish). Përtej kësaj, negociojmë gjithmonë çmimet. O artistë, nuk jemi këtu për tu rrjepur njërëzve skalpin. Jemi për ti kënaqur, vërtetë e kemi punë, por ka edhe logjikë, konsensus’ – tha Irma.

Duke vijuar bisedën sa e ka paguar Rei- Irmën për këtë hit? A një tjetër bashkëpunim? Zbuloni më shumë në videot e mëposhtme.