Sigal

Edhe një herë tjetër Kanye West i bëri të gjithë të flisnin për të. Dhe, ashtu siç pritej çdo gjë ishte e llogaritur në detaje.

Reperi i njohur dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian ishin të pranishëm në dasmën e reperit 2 Chainz me partneren e tij, Kesha Ward. Dasma luksoze u mbajt në vilën e Gianni Versace-s në Miami. Ndërsa Kanye u paraqit ashtu siç i kishte hije eventetit, me një kostum super luksoz dhe një palë… shapka.

Kim ishte veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë mente neon, ndërsa Kanye nga ana tjetër kishte veshur një kostum Louis Vuitton, nuk kishte bluzë poshtë, por gjithsesi dukej këndshëm.

Shapkat e tij, që për më tepër i rrinin të vogla, u kthyen në objekt bisede në rrjetet sociale.

Kështu, të gjithë filluan të talleshin me shapkat e tij që mund të ishin dy numra më të voga seç duhej. Por, vetëm tani reperi ka dalë me një përgjigje për të gjithë.

Shapkat ishin zgjedhur qëllimisht më të vogla seç duhej!

Por producenti ka reaguar në një postim në Twitter, ku është shprehur se shapkat e tij nga koleksioni i ardhshëm ishin dizajnuar të kishin atë madhësi që kishin.

West insistoi se dizajnot e reja ishin korrektësisht të kuruara dhe të frymëzuara nga stili japonez. Postimin e tij, ai e ka ilustruar edhe me një foto ku tregohen shapkat ku thembra e këmbës del jashtë shapkës.