Ballina Showbiz I rrethuar nga femrat dhe makinat, ish-i dashuri i Kylie Jenner zbulon...

I rrethuar nga femrat dhe makinat, ish-i dashuri i Kylie Jenner zbulon jetën luksoze

630
Sigal

Tyga ka disa kohë që po shijon jetën si beqar, por asnjëherë larg femrave. Ai është në kulmin e suksesit të tij pasi po sjell shumë hite muzikore dhe po zhvillon koncerte në të gjithë botën.

Përveç karrierës, 30-vjeçari njihet për jetën luksoze që bën. Shpesh herë e tregon nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar disa momente në Dubai ku hyri në dyqanin e makinave Ferrari dhe u mahnit nga çdo gjë. Ndonëse ka vetë një mjet luksoz, Tyga nuk mjaftohet.

Ndërkohë, femrat seksi i publikoi kur ishte në një klub nate dhe të gjitha e kishin rrethuar për ta kënaqur me kërcime provokuese. Duket se Tyga nuk po e vuan aspak ndarjen nga Kylie, e cila po shijon martesën me Travis Scott dhe vajzën e tyre Stormi.