I përdorën emrin për të marrë produkte falas, alarmohet moderatorja e njohur shqiptare

286
Sigal

Jetojmë në një kohë që rrjete sociale janë një vend pune i mirëfilltë por kjo ka edhe kosto. Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka treguar një rast mashtrimi, ku është përdorur emri i saj. Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo.

Nevina ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

”Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”.