‘I nuhas njerëzit që në takim të parë’/ Fjolla Morina thumbon Fisnik Sylën

123
Sigal

Fjolla Morina, arrin të marr vëmendje pothuajse çdo postim të saj.

Ajo njihet për transparencën e saj në raport me publikun. Së fundi, përmes një storie të publikuar në “Instagram”, Fjolla e ka konsideruar veten e saj si një “grua të fortë”, ndërsa ka zbuluar se e ka një dhunti nga zoti, të nuhaturit e njerëzve “fals”. “Unë e konsideroj veten një grua shumë të fortë! Jeta më ka përballur me situate dhe ngjarje jo të lehta, por asnjëherë nuk jam trembur prej tyre. Askush s’më ka falur asgjë në këtë jetë! Kam një nuhatje (dhunti nga Zoti) që me takimin e parë i kuptoj shumë mirë disa ‘njerëz’. Dhe këtu flas për këta njerëz që thonë – isha e/i nervozuar dhe i thashë ato fjalë! Jo e/i dashur, kur njeriu është i nervozuar thotë vetëm gjëra të vërteta! Mjerë ato/ata që kanë miq të tillë!”, ka shkruar Morina.

Image

Ndonëse ish-partneri i saj nuk ka hezituar të flasë mbi ndarjen me këngëtaren, kjo e fundit ka zgjedhur të hesht. Deri më tani të paktën! E ftuar në emisionin “Liberto”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen duke u shprehur se martesën me biznesmenin e konsideron pa frikë si gabimin më të madh në jetë.

“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndonjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në mënyrë pozitive që gjithçka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon. Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardh deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia. Mendoj që ishte gabimi më i madh në jetë,”-u shpreh Fjolla.

Sakaq e pyetur nëse do të martohej sërisht me Sylën, Morina nuk u mendua dy herë teksa u shpreh: “Jo asnjëherë.” Kujtojmë që lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Image

Kurse biznesmeni Fisnik Syla u pyet se a ka mundësi ribashkimi me Fjolla Morinën. Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”. “Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh ai.