“I kam bërë bllok”, Enca tregon dy emrat me të cilët s’do bashkëpunonte kurrë

409
Sigal

Këngëtarja Enca Haxhia ka treguar emrat e dy personazheve të cilët nuk i ndjek në rrjetet sociale.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Enca tha se Roza Latit dhe Bes Kallakut i ka bërë bllok në rrjetet sociale, ndërsa me këtë të fundit nuk do të bashkëpunonte kurrë.

“Më kërkoi të isha rol kryesor te filmi i tij, por nuk kishte sens se isha edhe të filmi i Ermalit. Meqë unë sipas Besit, nuk kam profesionalizëm nuk do të bashkëpunoja kurrë me të,”– tha Enca ndër të tjera.

Ishte Bes Kallaku, ai që në puntatën e kaluar të këtij emisioni tregoi se Enca ka ‘ballkonin’ ndërsa Bleona Qereti ka profesionalizmin.

Me Roza Latin, Enca është përplasur me anë të Trejsi Sejdinit, e cila e ftuar në ‘Why not”, tha se Encën nuk e ngre askush në krik. Reagimi i qeshur i Rozës ndezi gjakrat.